Coutinho do të mbetet te Liverpool, kjo sipas informacioneve të fundit nga Anglia.
Gazeta lokale “LiverpoolEcho” ka shkruar se Barcelona ka hequr dorë nga braziliani, duke parë se klubi anglez nuk pranon asnjë ofertë çoftë atë prej 150 milionë euro që ka kërkuar për futbollistin e tij, shkruan Korneri.net.
Barcelona i vuri të dielën ultimatum klubit anglez që të pranonte ofertën prej 128 milionë eurosh, por “Reds”- e refuzoi sërish.
Sipas “LiverpoolEcho”, bëhej fjalë për një “ofertë-kurth”, pasi Barcelona do të paguante 89 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër me kusht nëse Coutinho do të fitojë Topin e Artë ose Barcelona do të fitojë disa Champions Legue në vitet e ardhshme.
Mirëpo, në Spanjë thuhet se Coutinho është i mërzitshëm pas këtij lajmi sepse me çdo kusht dëshironte kalimin në Camp Nou. /Korneri.net