Barcelona ka gjetur portierin e ri. Claudio Bravo pritet të largohet duke u transferuar në Manchester City.

Prandaj, gjiganti katalan në vend të tij ka vendosur ta transferojë Jasper Cilleseen nga Ajax Amsterdam, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Cillessen është portier kualitativ, i pëlqyer shumë nga trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Pas zyrtarizmit të shitjes së Bravos në Manchester City, Cillessen mund të nënshkruajë në Camp Nou.

Artikulli paraprakTelashe për Luis Enrique që në start të kampionatit
Artikulli tjetërBunjaku shuan shpresat: Xhaka, Behrami dhe Shaqiri nuk do të na bashkohen