Edhe një triumf i madh i Barcelonës në La Liga.

Skuadra e Ronald Koeman mposhti në Ramon Sanchez Pizjuan skuadrën shumë të dobët Sevillan 0-2, me vendasit që nuk rrezikaun asnjëherë portierin e papunë Ter Stegen, shkruan Korneri.net

Lionel Messi që u shpall lojtari i ndeshjes, asistoi te Ousmane Dembele te goli i parë, kurse vet e realizoi të dytin për t’i dhënë Barcelonës fitoren e rëndësishme dhe për momentin pozitën e dytë të klasifikimit. Duhet shtuar se Messi shënoi golin e 30-të, jubilar ndaj Sevillas, që është skuadra më e preferuar për argjentinasin në histori, prej se luan në La Liga. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here