Pas barazimit të Real Madrid ndaj Atletico Madrid, Barcelona e kishte mundësinë që sonte ndaj Malagas të arrinte fitore në mënyrë që ta hapte seriozisht luftën për titull në La Liga, mirëpo nuk arriti ta bënte një gjë të tillë, pasi u mposht me rezultat 2:0.

Duhet theksuar se Malaga luajti shumë mirë pati shumë raste për të shënuar, po goli i pjesës së parë i shënuar nga Ramirez dhe ai i pjesës së dytë i shënuar nga Jony dolën të ishin të vetmit në këtë takim.

Ndoshta motivimi i skuadrës së Malagas erdhi nga ish madrilen, Michel, i cili në një farë mënyre i bëri nder ish skuadrës së tij, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës katalanase pas plotë 14 vjetësh.

Vlen të theksohet se Barcelona në këtë ndeshje luajti me një futbollist më pak në pjesën e dytë, ku pas dy kartonave të verdhë u largua në të kuq Neymar.

Barcelona pas kësaj humbje mbetet në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 69 pikë, tre më pak se lideri Real Madrid.

Artikulli paraprakJuventus me gjysmë force mposhti Chievon! Shkëlqen sërish Higuain
Artikulli tjetërMonchi ka nënshkruar me Romën