Barcelona shënoi fitore të lehtë ndaj skuadrës së fundit në LA Liga, Osasunas, dhe tash me këtë humbje edhe matematikisht largohet nga elita.
Barça që e nisi dhe e përfundoi me ritëm të njëjtë, të ngadaltë, por me efikasitet duelin e nisi mirë ndeshjen me golin e Lionel Messi që arriti në kuotën e 32 golave në këtë stinor, dhe të 5-1,in në karrierë.
Pas tij shënoi edhe mesfushori Andre Gomes, dhe në këtë mënyrë përfundoi pjesa e parë.

Por, e dyta ishte e jashtëzakonshme pasi i shëuan hiq më pak se gjashtë gola, por serinë e nisi me një supergol nga gjuajtja e lirë anëtari i Osasunas, Roberto Torres.
Nuk zgjati shumë ky rezultat kur Andre Gomes shënoi sërish.
Lionel Messi me golin e tij të 33-të, e mbylli ndeshjen pasi menjëherë më pas u zëvendësua, por me kaq nuk përfunduan edhe golat sepse Paco Alcaser dy herë dhe një Javier Mascherano nga penalltia (goli i parë i tij në La Liga), i dhanë fund duelit me rezultatin final 7:1.

Artikulli paraprakLajmet nga Kroacia: Latifi kalon te Dinamo Zagrebi
Artikulli tjetërMascherano në histori të Barcelonës me golin e shënuar sepse…