Gjatë një interviste të hapur për mediat spanjolle, një nga personat më të afërt me zyrtarët e Barcelonës, Josep Maria Minguella, ka deklaruar se skuadra nga “Mou Camp” e ka pasur në dorë yllim francez Kylian Mbappe, i cili do t’u kushtonte 120 milionë euro plus 30 të tjera bonuse, por ata zgjodhën Ousmane Dembele.

“E kisha Mbappen në duar kur e mora vesh se Neymar po largohet. Ai do të kushtonte 120 milionë euro plus 30 të tjera bonuse”, tha Minguella për Tiempo de Juego de la Cadena Cope.

“Mabppe nuk dëshironte të shkonte në Real Madrid ose PSG, ai e dëshironte vetëm Barcelonën, por drejtuesit e klubit vendosen për Dembele./Korneri.net.

Artikulli paraprakRespekt edhe nga “Velodrome”: Lorik Cana e nis topin e parë nga mesfusha në superderbin francez…
Artikulli tjetërSa shumë yje në stol! Ekipet lanë në stol një formacion që mund të fitonte Ligën e Kampionëve