Nuk ka shaka me Barcelonën pasi të shkoj një vit pa fituar diçka të rëndësishme, kjo nuk tolerohet dhe kapërdihet as lehtë. Triumfi në Copa del Rey, nuk është një e arritur e madhe për një klub siç është Barcelona, andaj trajneri i ri Ernesto Valverde kërkon përforcime në secilin repart, duke mos i interesuar shumë se sa kushtojnë lojtarët, shkruan Korneri.net.
Për krahët e mbrojtjes ai është i interesuar për anëtari e Arsenalit, Hector Bellerin, për të cilin bisedimet janë shumë afër të përfundojnë pozitivisht, kurse për krajur e djathtë po mendohet për një tjetër spanjoll, Cesar Azpiliqueta.
Në mesfushë pa asnjë dyshim kërkohen anëtari i Liverpool, Philipp Coutinho dhe i jashtëzakonshmi, italiani Marco Verrati për të cilin blaugranët janë çmendur fare sepse po ofrojnë deri në 100 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakSevilla gjeti trajnerin e ri
Artikulli tjetërZyrtare: Di Francesco trajner i Romës