Klubi katalanas është e fiksuar pas talenteve brazilianë. Kjo është vërejtur kohët e fundit kur pas largimit të Neymar, spanjollët afruan Paulinhon ndërsa në objektivat e klubit janë edhe dy talente të tjerë të kësaj kombësie.

Dëshira e Barcelonës ka qenë mesfushori i Liverpoolit, Felipe Coutinho, por tashmë është duke mbyllur negociatat me mesfushorin e Gremios, Artur Melo. Mesfushori i Gremios ishte çelësi i suksesit për këtë ekip në Kupën e Libertadores, duke kontrolluar lojën me një saktësi të frikshme në pasimet e tij.

Futbollisti është vetëm 21 vjeç dhe Barcelonës i vjen përshtat një lojtar i tillë. Çmimi i këtij lojtari është 44 milion paund dhe mbetet të shihet nëse ky transferim do të mbyllet në muajin janar.

Artikulli paraprakE bujshme: Mësohet data kur Icardi udhëton për vizita mjekësore në Madrid
Artikulli tjetërShkëlqeu ndaj Flamurtarit: Flet lojtari i ndeshjës Bozovic