Neymar para pak javësh nënshkroj me nënkampionin francez PSG, duke u bërë transferimi më i shrtenjtë në histori të futbollit, ndërsa Barcelona nuk po mundet të pajtohet me këtë fakt.

Katalunasit nuk kanë mundur të bënin asgjë në momentin kur Paris SG i bëri gati 222 milionë euro aq sa kushtonte klauzola e lojtarit, por normalisht ky operacion doli i suksesshëm pasi edhe vet Neymar shprehu dëshirë të largohet, shkruan Korneri.net.

Ata pohojnë se Neymar nuk i respektoi kushtet e kontratës së tij me klubin katalanas. Ata bënë padi të rëndë prej 8.5 milionë euro për shkak se vitin e kaluar ai nënshkroi një kontratë të re dhe mori një bonus të madh për zgjatjen e kontratës dhe më pas i tradhtoi. /Korneri.net

Artikulli paraprakDraxler afër Bayern Munchen!?
Artikulli tjetërAtentat ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic