Barcelona ka mposhur bindshëm Villarealin në “Camp Nou”, për të mbetur fuqishëm në luftë për titull me rivalin e përjetshëm Real Madrid. Barcelona me plotë meritë shënoi fitore bindëse 4-1.

Blaugranët e fillusn furishëm ndeshjen duke shënuar nga dy gola në secilën pjesë. Neymar e Messi e hapën goleadën e Barçës, në pjesën e parë derisa në të dytën Messit i’u bashkangjitë Luis Suarez.

Golin e vetëm për musafirët e shënoi Bakambu.

Barcelona mbetet lider në La Liga, me 84 pikë, tri më tepër se Real Madrid që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Artikulli paraprakKasimpasa e Sadikut e Shalës “tronditë” Galatasarayn
Artikulli tjetërSigal Prishtina në finale