Arda Guler cilësohet si një talent i madh në Turqi. 18-vjeçari është pjesë e Fenerbahces, ndërkohë që në nëntorin e vitit të kaluar debutoi me Kombëtaren.

Mesfushori ofensiv po ndiqet me interes nga klube të ndryshme. Mes tyre edhe nga Barcelona. Skautët katalanas kanë mbetur të impresionuar nga cilësitë e tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll do të bëjnë një ofertë zyrtare së shpejti. Ndërkohë, Fenerbahce kërkon jo më pak se 20 milionë euro për kartonin e lojtarit ofensiv.

Arda Guler ka zhvilluar 23 ndeshje gjatë këtij sezoni me skuadrën nga Stambolli, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës. Ai numëron edhe tre asistime.

Artikulli paraprakMilan nuk po mundet t’i mposht ekipet që mbrohen me 11 lojtarë
Artikulli tjetërMbappe largohet? Por, PSG ka zëvendësuesin e francezit