Xavi Simons është afër rikthimit te Barcelona. Mediet spanjolle informojnë se mesfushori i PSG-së është një nga objektivat e Barcelonës në merkato. Rikthimi i tij në “Camp Nou” është një opsion për të cilin drejtuesit e skuadrës “blaugrana” kanë nisur të punojnë seriozisht.

Presidenti Laporta mësohet se ka nisur kontaktet me përfaqësuesin e lojtarit, Mino Raiola, i cili po kërkon një destinacion të ri për klientin e tij.

18-vjeçari holandez, i rritur në fakt, në akademinë e Barcelonës, ka kontratën me PSG-në deri në fund të sezonit dhe Raiola dëshiron ta çojë në një skuadër ku mund të ketë minuta në këmbë.

Te Barça e kanë të qartë se ky është momenti i duhur për ta rikthyer në shtëpi këtë talent, i larguar nga “La Masia” në vitin 2019. Nëse sezonin e kaluar ai u thirr 12 herë në ndeshjet e Ligue 1, madje debutoi ndaj Strasburgut, këtë sezon ai nuk është grumbulluar në asnjë rast nga Pochettino. Kuptohet, për shkak të konkurrencës së madhe në ekip.

Trajneri i ri. Xavi Hernandez, e ka marrë drejtimin e Barcelonës me synimin për t’u dhënë peshë lojtarëve të akademisë e në këtë panoramë kthimi i Simons në “Camp Nou” mund të jetë një lëvizje mjaft interesante.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here