Futbollisti afrikan do t’i kushtoj Barcelonës 40 milionë euro, ndërsa pritet që shumë shpejtë të bëhet blaugran.

Jean Michael Seri është mesfushori i talentuar i skuadrës franceze Nice, për të cilin tash e sa kohë është duke biseduar ish-legjenda e klubit të Barcelonës, Xavi Hernandez i cili edhe i ka këshilluar blaugranët që ta transferojnë sa më shpejtë që është e mundur, sepse është i jashtëzakonshëm dhe asistues i lindur, shkruan Korneri.net.

Barcelona ka pasur takime të shpeshta kohëve të fundit me menaxherin e lojtarit dhe zyrtarët e klubit francez, të cilët edhe u pajtuan që ta shesin futbollistin e tyre 26-vjeçar për një shumë të madhe parash. Pasi Barcelona nuk ia doli të transferonte italianin Marco Verratti, atëherë Serri është zëvendësuesi ideal dhe zbulimi i i edicionit të kaluar në Ligue 1. /Korneri.net

Artikulli paraprakBabtistao ndali në gjysmë gëzimin e Sevillas (Video)
Artikulli tjetërNga kritikat e deri te lavdatat për Kosovën