Te Barcelona janë shumë të kënaqur me Ansu Fati.

Talenti 17-vjeçar ka qenë temë diskutimi  te katalunasit në këtë stinor i cilie dhe mund të mbyllet me asnjë titull, e që pa dyshim do të ishte vit katastrofal dhe i falimentuar për blaugranët, përcjell Korneri.net

Tani më letrat janë bartur të gjitha në Champions League, por paraqitjet e Barcelonës sivjet nuk kanë qenë të mira dhe frika e eliminimit nga Napoli e ndoshta pas kësaj xhiroje, është shumë e madhe dhe reale.

“La Masia” vitet e fundit ka qenë e vobekt, pasi nuk ka pasur emra të shquar që kanë dal nga kjo shkollë përveç  Ansu Fati, i cili vazhdon të ketë një kontratë si prodhim i akademisë. Që të mos përsëritet Neymar 2, Barcelona e ka blinduar lojtarin  duke ia vazhduar kontratën deri në vitin 2022 me klauzolë largimi 170 milionë euro. Por sërish nuk mjafton.

Te Barcelona duan të jenë të sigurt që Ansu Fati do të mos ketë asnjë shans për t’u larguar, duke i paguar klauzolën, sikurse ndodhi me Neymarin. Ideja është që, tani që ai do të nënshkruaj kontratë si një lojtar i ekipit të parë, të ndryshojë edhe klauzola e largimit. Sigurisht që kjo të ndodhë, klubi duhet t’i sigurojë një pagë më të lartë.

Nëse Barça e konsideron Ansu Fati “yll”, duhet ta shpërblejë si të tillë. Në çdo rast, paga e tij do të jetë më e ulët se e lojtarëve më të mirë të skuadrës. Në parim, ideja është që klauzola e re e largimit të jetë rreth 400 milionë euro. Një shifër që duket e paarritshme për çdo klub në kohë krize në futboll për shkak të Koronavirusit. /Korneri.net

Artikulli paraprakMe 10 gusht mbyllet afati, deri atëherë Man.United duhet të ngutet
Artikulli tjetërDi Francesco bëhet me klub të ri