Granada për pak turpëron Barcelonën në “Montjuic”. Skuadra andaluziane, me Myrto Uzunin titullar, iu afrua shumë fitores, por në fund u largua me vetëm një pikë nga Barcelona, pas barazimit spektakolar 3-3.

Myrto Uzuni dha asistin e golit të dytë të Granadës, si dhe iu suksesit personal në fundin e sfidës, por Ter Stegen, me instiktin e tij I mohoi golin.

Shënuan të parët “blaurganat” me Lamine Yamal, për Granada u kundërpërgjigj me Sanchez dhe Pellistrin, para se Leëandoëski të barazonte 2-2.

E gjeti sërish golin Granada me Miquel, por Yamal, fenomenal me një goditje nga distanca, barazoi 3-3. Ky ishte rezultati përfundimtar i një ndeshjeje që dhuroi emocione, por jo një fitues, edhe pse për skuadrën e Uzunit një pikë në Barcelonë vlen shumë.

Artikulli paraprakMilan nuk ndalet as nga kampionët
Artikulli tjetërFerrari prezanton makinën e re, gati për testet zyrtare