Barcelona fiton me rezultatin 3-2 ndaj Almeria-s, në një takim që rezultoi më i vështirë seç pritej për ekipin e Xavi-t. Ishte Raphinha ai i cili zhbllokoi sfidën me golin e realizuar në minutën e 33’.

Në minutën e 60’ Roberto realizoi me kokë dhe i ktheu sërish avantazhin ekipit “blaugrana”. Almeria provoi sërish të reagonte dhe në minutën e 71’, Gonzales barazoi, ndërsa Pena dhe Araujo u përplasën me njëri-tjetrin.

Takimi u vulos në minutë e 83’, me Roberto që shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal.

Barça vazhdoi me sulmet edhe në minutat e fundit, por takimi u mbyll me rezultatin 3-2.

Kështu Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat pas dy javëve, duke u renditur momentalisht në vend të tretë me 38 pikë, teksa Almeria vazhdon të vuajë në vend të fundit me pesë pikë.

Artikulli paraprakFrosinone deklasoi Napolin në “Maradona”
Artikulli tjetërNuk ndryshon tabela, fitojnë Leverkusen, Bayern dhe Stuttgart