Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Rayo Vallecano në javën e parë në La Liga.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta në skuadër pas ardhjeve të reja, skuadra e Xavi-t nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Sezonin e kaluar Barcelona e mbylli me një humbje ndaj Villarreal (0-2) dhe një barazim përballë Getafe (0-0) dhe tashmë barazimi ndaj Vallecano-s e çon në tre numrin e ndeshjeve radhazi pa shënuar në kampionat për herë të parë pas 19 vitesh.

Këtë rekord negativ, katalanasit e regjistronin në sezonin 2003-2004, në fillimin e kampionatit (shtator-tetor) në ndeshjet:

Java 5 / Atletico M. – Barcelona 0-0
Java 6 / Barcelona – Valencia 0-1
Java 7 / Barcelona – Dep. La Coruna 0-2

Në atë sezon, Barcelona bëri kthesën me suksesin 1-3 te Mallorca, ndërsa tani kthesa kërkohet në “tokën” baske ndaj Real Sociedad, përsëri në udhëtim.

Artikulli paraprakInterin e shpëtoi Dumfries në 90+5
Artikulli tjetërShikoni daljen e Ronaldos nga fusha pas 0:4 ndaj Brentford