Barcelona i ka raportuar edhe njëherë tjetër FIFA-së, se kërkon nga Santos dëmshpërblim prej 7.9 milionë euro sepse nuk e kanë respektuar marrëveshjen e transferimit të Gabigol.

Sipas El Mundo Deportivo, katalunasit kishin të drejtën e blerjes së 20-vjeçarit Brazilian pas marrëveshjes që kishin me klubin Santos rreth transferimit të Neymar në vitin 2013, dhe se Gabigol është shitur te Inter pa dijen e Barçes.

Kur Neymar në vitin 2013 nënsëhkrojë me klubin skatalunas në klauzol ishte edhe e nënshkruar edhe e drejta e Barcelonës që ta transferojë edhe atëherë të riun Gabigol.

Megjithatë, zyrtarët e Santosit kanë thën se dy ditë para përfundimit të afatit kalimtar, i kanë dërguar dokumentacionet e nevojshme tek blaugranët  duke u bërë me dije se Gabigol po shitet te Inter.

“Neroaxurët” e transferuar lojtarin që për shumë njohës të futbollit e quajnë si Neymari i ri për 27.5 milionë euro, por prej se kaloi në Serie A, ai luajti vetëm 16 minuta, edhe pse tashmë me trajnerin Pioli pritet të ketë minutazhë shumë më të madhe.

 

Artikulli paraprakKanë kaluar 20 vjet, por Anglia nuk e harron magjinë e Zolës!
Artikulli tjetërGerrard menaxher në futbollin anglez