Dëshira e Barcelonës për të nënshkruar me sulmuesin francez Antoine Griezmann nga Atletico Madrid në verë nuk është më një sekret. Madje katalanasit kanë filluar menjëherë nga ‘puna’ duke nisur kontaktet me përfaqësues të lojtarit. Griezmann duket i joshur nga ideja e të luajturit në “Cam Nou”, por largimi i tij nga Atletico do të ishte një vetëvrasje për klubin, pasi përveçse do të humbisnin superyllin e skuadrës do të forconin një rival direkt për titull të La Liga. Sulmuesi, i cili gjithashtu luan për ekipin kombëtar të Francës, ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Sipas njoftimeve të “Cadena Cope”, Barcelona është e gatshme të aktivizojë klauzolën për të nënshkruar me të. Raportet e “Cadena Cope” tani pretendojnë se Atletico Madrid dëshiron të mbajë yllin e tyre, Griezmann, nga kthetrat e Barcelonës. Ata po përgatisin një marrëveshje të re, që do ta shohë pagën vjetore të ish-lojtarit të Real Sociedad të shkojë deri në 20 milionë euro.

Me këtë përmirësim të pagës, klauzola e lirimit të tij do të përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë, Griezmann nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re në Atletico, pasi ai dëshiron të bashkohet me Barcelonën. Atletico do të shikojë për të përmirësuar më tej ofertën e tyre aktuale për të bindur Griezmann të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në klub. Atletico po e bën këtë kryesisht për të siguruar, që Barcelona të mos nënshkruajë me 27-vjeçarin këtë verë. Përveç Barcelonës edhe Real Madridi ka shfaqur interes për francezin, teksa verën e kaluar ai ishte shumë afër bashkimit me Manchester United. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka deklaruar kohët e fundit se është takuar me përfaqësues të francezit për të arritur një marrëveshje, megjithatë Atletico është hedhur në sulm dhe do të bëjë gjithçka për ta mbajtur në skuadër sulmuesin francez.

Artikulli paraprakLajm i Fundit: Ivan Perisic i blen shtëpi futbollistit të Besës së Pejës (FOTO)
Artikulli tjetërFutbollisti i Realit largohet nga Botërori dhe jep shembullin ideal: Nuk jam në gjendje të ndihmoj Kombëtaren