Tri klube janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Dortmundit, Julian Weigl. Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City kan nis edhe kontaktet e para me menaxherin e lojtarit i cili ndihet shumë mirë te gjiganti gjerman, por sigurisht se ka një rast të mirë të jetë në njërin prej klubeve të lartpërmendura që mund t’i ofrojnë atij edhe mundësi më të mëdha për tituj.
21-vjeçarin Barcelona e sheh si Busquet-in, e ri andaj po mundohet ta shpejtojë hapin në mënyrë që të jetë i pari në garë për shërbimet e tij, edhe pse nuk do të jetë lehtë dhe lirë pasi Weigl e ka nënshruar kontratën e re para pak kohësh deri në vitin 2021, ndërsa Reali dhe Man City nuk do të lëshojnë asgjë nga rasti.
Dortmund e kishte transferuar nga Munchen 1860 për vetëm 2 milionë euro, ndërsa tash mund ta shet minimum 10 fishë më shtrenjtë.