Barcelona si është pritur e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Blaugranët në shtëpi fituan me rezultat 2-0 ndaj Sporting.

Barça fitorën e arriti falë dy golave brenda pjesës së dytë me Alcaser, e autogolit të ish mbrojtësit frances të tyre Jeremy Mathieu.

Fitore me rezultat identik shënoi edhe Juventus, që në udhëtim mposhti skuadrën greke Olympiacos.

Fitoren e Juves e vulosën Cuadrado e Bernardeschi, që shënuan për ti siguruar tre pikë të reja në Grupin D, skuadrës së Allegrit.

Barcellona dhe Juventus, kalojnë tutje në fazën e Knock-Out, me 14 rrespsktivisht 11 pikë, kurse Sporting me 7 pikë, do të vazhdojë garën në Europa League.

Artikulli paraprakBasel siguroi kualfikimin, Man.United fitoi me përmbysje
Artikulli tjetërBayern Munchen ia ktheu borxhin PSG, shkojnë tutje me pikë të njëjta