Fitorja e Realit të Madridit 4-2 ndaj Almerias duket se ka shërbyer si “oksigjen” për Barcelonës, që e nisi me vrull sfidën me Real Betisin, të cilën e mposhti 4-0.

Pa u mbushur minuta e 14-të, katalanasit gjetën golin pas një aksionit të gjatë, të mbyllur me rrjetën e mbrojtësit danez Christensen, që nuk mund të gabonte vetëm pak metra larg portë, 1-0.

Betisi e kishte të vështirë të përballonte furinë e katalanasve. Në minutën e 36-të, Lewandowski realizon golin e 19-të në LaLiga, i shërbyer Kounde.

Vetëm tri minuta më vonë, Busquets shpik një asist perfekt për Raphinan, që në kufijtë e pozicionit jashtë loje realizo të tretin për Barçën.

Vjen dhe goli i katërt në pjesën e dytë. Ansu Fati fut një top pranë vijës fatale për Lewandowskin, por para se të shkojë te polaku, topi devijohet nga Rodriguez në portën e tij, 4-0.

Artikulli paraprakSaelemakers i përgjigjet golit të Abraham në minutën e 97′
Artikulli tjetër I mohoi penalltinë që mund t’i kushtojë titullin, gjyqtari i kërkon falje Dortmundit: Ndihem si m…!