Barcelona arriti të siguronte një fitore të rëndësishme mbrëmjen ndaj Atletico Madridit me rezultatin 1-0, falë golit të Joao Felix, i cili ishte në vëmendjen e opinionit publik, si ish i Atletiklcos, pasi arriti të shënonte golin e vetëm që vendosi ndeshjen.

Joa Felix hakmerret në njëfarë mënyrë ndaj Diego Simoenes, prej të cilit u largua nga kryeqytetasit, duke shënuar në minutën e 28-të në një pozicion shumë të vështirë, prirët me portën. 

Pavarësisht tentativave, pjesa e dytë nuk prodhoi gola, duke bërë që katalanasit të festonin në fund marrjen e 3 pikëve. 

Ky ishte suksesi i 10-të në 15 ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Xavit, që tashmë e shikon veten në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Realit dhe Gironës.  

Artikulli paraprakInteri ne top-formë, deklasoi Napolin në “Maradona”
Artikulli tjetërHumbja nga Interi “shpërthen” De Laurentiis: Napoli humbi për faj të gjyqtarit!