Barcelona është e bindur se verën e ardhshme ata do të sjellin Memphis Depay nga Lyon dhe Georgini Wijnaldum nga Liverpool falas.

Depay më parë ka refuzuar një kontratë të re me klubin francez dhe tashmë mund të fillojë negociatat me Barcelonën, dhe negociatat midis Wijnaldum dhe Liverpool për një kontratë të re janë ende duke vazhduar dhe katalanasit e shohin këtë si mundësinë e tyre për të sjellë mesfushorin holandez me parameter zero, përcjell Korneri.net

Mundo Deportivo shkruan se trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është i bindur se Depay dhe Wijnaldum do të jenë në ekipin e tij sezonin e ardhshëm. Më herët, Barcelona rregulloi ardhjen e Eric Garcia, qendërmbrojtësin e Manchester City. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here