Barcelona dështoi që t’i ndryshonte mendjen brazilianit Neymar, që të rrijë në ekip.

Ylli i futbollit ka vendosur që të transferohet te PSG-ja, në një lëvizje e cila do të trondisë merkaton verore.

Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu dhe drejues të tjerë u takuan me lojtarin në New Jersey.

Në përfundim, Bartomeu u pa shumë në mendime dhe as i vuri re gazetarët që po prisnin për të rejat më të fundit në lidhje me lojtarin.

Takimi zgjati 15 minuta dhe përfundoi negativisht për kreun e Barçës, i cili është kapur i papërgatitur nga kjo lëvizje.

Artikulli paraprakGuardiola dhe Conte me synim të përbashkët në merkato
Artikulli tjetërInteresimi nga Sevilla vazhdon….