Në Gjakovë nuk pati fitues.

Vëllaznimi dhe Gjilani barazuan pa gola në ndeshjen me jo shumë raste shënimi, por me një luftë të paparë sidomos në mesin e fushës pasi pikët e plota ishin shumë të rëndësishme, shkruan Korneri.net.

Gjahun e plotë nuk e siguruan asnjëra skuadër, mirëpo edhe në ato pak raste që patën kanë mundur t’i shfrytëzonin më mirë e sidomos Gëzim Rusi i Gjilanit i cili në minutën e 20, nga vetëm tre metra nuk shënoi në prtë pothuajse të zbrazët, derisa pak minuta më vonë Granit Osmanollaj nga rreth 18 metra për pak nuk realizoi, edhe pse krejt punën e kreu këmbëshpejti Adenis Shala i cili i kaloi tre lojtarë mysafirë.

Në pjesën e dytë skuadrat edhe më të kujdesshme në mbrojtje duke mos lejuar shumë hapësira para portierëve të tyre, por definitivisht anëtari më i ri i përfaqësueses së Kosovës, Armend Thaqi nga e djathta u fut në zonë e kaloi portierit, por qëlloi shtyllën pingule, andaj në fund u desht të pajtohen me një pikë të fituar.
Gjilani tashmë regjistroi barazimin e nëntë dhe ka mbledh në total 23 pikë, derisa Vëllaznimi barazoi për herë të tetë dhe 22 pikë në tabelë.

Në xhiron e ardhshme Vëllaznimi i shkon Feronikelit, kurse Gjilani e pret në derbin e javës Trepçën ’89. /Korneri.net

Artikulli paraprakAkti i dytë në merkato: Juventus në verë do ti ‘shpall luftë’ Milanit
Artikulli tjetërKështu nuk luftohet për titull, Prishtina gjunjëzohet nga Drenica