Edhe në Konferencën e Perëndimit, është barazuar rezultatin në 3:3 në serinë finale.
Golden State shënoi fitore 115:86 ndaj Houston Rockets në ndeshjen e gjashtë dhe atë në duelin më dominues që patën Warriors ndaj këtij kundërshtari, shkruan Korneri.net
Rezultati në fund prej +29 pikë as që ka mundur dikush ta imagjononte aps asaj që u pa në parket pas periudhës së parë e cila i takoi Rockets (39:22), mirëpo pas këtij momenti e tutje u pa vetëm një skuuadër. Paramendoni kur James Harden me shokë shënojnë vetëm 9 pikë në periudhën e fundit, se çfarë mbrojtje luajtën “luftëtarët”, të cilët me këtë ritëm apo lojë, mund edhe të shpresojnë në fitore edhe në “Toyota Center”, ku edhe do të luhet ndeshja e shtatë dhe vendimtare për finalen e madhe.
Më meritorët në këtë triumf ishin, Klay Thompson me 35 pikë, Stephen Curry i shtoi 29, kurse Kevin Durant 23 pikë. Te Houston më efikasi ishte i përhershmi James Harden me 32 pikë, por duhet theksuar se në radhët e Rockets mungoi shkaku i lëndimit Chris Paul, kështu që gjasat e Rockets ishin të vogla. /Korneri.net