Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas barazimit në transfertë ndaj Genoas me rezultatin 2-2, i cili ishte i dyti radhazi në kampionat për kuqezinjtë që kryesojnë kampionatin.

“Një ndeshje e komplikuar dhe e vështirë, kundërshtarët mbyllën shumë hapësira. Në pjesën e parë ne patëm mundësinë të kalonim në avantazh, por në të dytën rezultoi një ndeshje e komplikuar. Edhe sot pësuam dy gola, kjo që më shqetëson, pasi golat e pësuar po bëhen paksa shumë. Fusha nuk na lejoi të luanim futboll të saktë dhe cilësor. Kishim gjashtë lojtarë jashtë dhe karakteristikat ndryshojnë, ky është momenti ynë dhe tani duhet të shtrëngojmë dhëmbët. Kush luajti provoi të ishte në lartësi.

Kundërshtarët tanë e kishin përgatitur mjaft mirë ndeshjen në fazën mbrojtëse me Ghiglione në atë krah, do të ishte e vështirë edhe për Theo Hernandez. Gjithsesi dua të them se ekipi po përgjigjet mirë.

Tonali? Ai është një mesfushor me cilësi, sot nuk ishte e lehtë për mesfushorët tanë. Tonali i ka cilësitë për t’u përshtatur dhe për të vazhduar ndeshjen.

Objektivi? Nuk do të jenë dy ndeshjet e ardhshme që do të na tregojnë se cilat do të jenë perspektivat tona, ne e dimë që ky klub nuk ka qenë në Ligën e Kampionëve për shumë vite dhe ky është qëllimi ynë. Periudha e fundit ka qenë tepër e ngarkuar me ndeshje të shumta, gjithsesi unë kam parë një ekip shumë të gatshëm dhe bujar.

Dhurata për Krishtlindje? Rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme. Të përpiqemi të marrim më të mirën për të pasur një Krishtlindje paqësore”, u shpreh Pioli për mikrofonin e DAZN.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakPayday Loans Missouri And The Chuck Norris Effect
Artikulli tjetërMourinho nuk ka respekt ndaj Klopp? Tha se humbi ekipi më i mirë!