Roma-Atalanta ndajnë pikët në javën e 19-të të Serie A, me takimin e luajtur në “Olimpico” që përfundoi me barazimin 1-1.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Koopmeiners që shënoi me një goditje të fortë me kokë pas asistit të dhuruar nga Miranchuk.

Megjithatë, Roma ia doli që të gjejë barazimin, me Dybala-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat patë raste për të shënuar, por pa sukses, me ndeshjen që në fund u mbyll pa fitues.

1-1 dhe Roma renditet në vend të tetë me 29 pikë, teksa Atalanta renditet në vend të gjashtë me 30 pikë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti mban rolin e titullarit të padiskutuar te Atalanta, ndërsa edhe në këtë ndeshje shfaqi një formë të mirë.

Artikulli paraprakJuve fitoi në kohën shtesë
Artikulli tjetërVdiq njëri nga futbollistët më të famshëm në historinë e futbollit