Atletico Madrid ka shënuar nisjen më të dobët të kampionatit në epokën Simeone. Një situatë kjo që nuk pranohet aspak nga sulmuesi kryesor i saj, Antoine Griezmann.
Skuadra madrilene nuk ishte në gjendje që të fitonte as ndaj Leganes në javën e dytë të kampionatit duke barazuar 0-0 dhe tashmë është në kuotën e vetëm 2 pikëve.
“Djalli i Vogël”, siç quhet ndryshe sulmuesi francez u tregua shumë i ashpër në komentet e tij pas përfundimit të ndeshjes duke vënë në dukje lojën jo të mirë të Los Colchoneros madje bëri edhe një autokritikë për paraqitjen e tij.
“Po vazhduam kështu, do ta shohim veten të luftojmë për mbijetesë në kampionat”-tha Grizman-“duhet të jemi sërish vetvetja. Mua personalisht më mungon ritmi dhe nuk jam ende në formën time më optimale”.
/ Top Channel