Torino dhe Sampdoria kanë ndarë pikët në një ballafaqim me shumë kujdes nga të dyjat palët, por edhe me shumë raste shënimi.
Fillimisht Schick kaloi në epërsi skuadrën musafire në momentet më të mira të ndeshjes, kështu që Torino u dashtë që ta ndjek rezultatin deri në fund, duke arritur ta gjejë golin e barazimit përmes Iturbe.
Pas këtij barazimi të dyja skuadrat janë të qeta në renditjen tabelare, pasi nuk janë të rrezikuara.