Torino dhe Milan kanë zhvilluar ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të në Serie A, ndeshja e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.

Pjesa e parë i takoi tërsisht Torinos, pasi shënoi dy gola ekspres përmes Belotti dhe Benasi, kurse pjesa e dytë ishte spektalore nga Milan, pasi lojtarët e Montellas shënuan dy gola përmes Bertolacci dhe Bacca (nga penalltia).

Krejt në fund Torino – Milan 2:2, rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi.

Duhet theksuar edhe se Ljajic ka humbur një penallti në këtë takim, kurse Romagnioli u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes.

Pas kësaj pike Torino është e teta në renditjen tabelare me 30 pikë, kurse Milan mbanë pozitën e pestë 37 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakBayern Munchen përzihet në “pazarin” e gjigantëve italian
Artikulli tjetërZyrtare: Manaj bëhet me skuadër të re pas insistimit të legjendës së Milanit