Në kuadër të grupit H, Juventus dhe Sevilla laujtën pa gola në ndeshjen e dominuar totalisht nga italianët që patën shumë më tepër nga loja. Edhe pse ndoshta posedimi i topit në pjesën e parë ishte pak në anën e spanjollëve, megjithatë rastet i krijojë Juventusi që në pjesën e dytë luajti tërë kohën në pjesfushën e mysafirëve. Gonzalo Higuain pati disa rast shënimi përfshirë edhe shtyllën kur e qëlloi pas goditjes së bukur me kokë, andaj gjithë ato raste të pakonkretizuara ngelën ashtu e dënim në anën tjetër nuk kishte pasi Sevilla mbrohej.
Në të njëjtin grup Lyon mposhti shumë lehtë skuadrën kroate Dinamo Zagreb 3-0. Edhe pse pa shumicën e lojtarëve startues, francezët festuan tri pikët e para me goat që i shënuan Corentin Tolisso, Jordan Ferri dhe Gnaly Maxwell Cornet.