Trepça ’89 ka barazuar në udhëtim te Gjilani 0:0, duke treguar lojë më të mirë se musafirët, madje pati rastin e artë për të fituar, por Broja e nxori vet penalltinë e humbi, duke goditur shtyllën pingule.

Nga ana tjetër Gjilani u mundua gjatë gjithë ndeshjes që të rrezikonte me anë të kundërsulmeve, por pa treguar rrezikun e duhur për Bledar Hajdinin.

Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat sërish mbesin në valle për titull të kampionit./Korneri.net.

Artikulli paraprakMaria Sharapova rrezikon 7 vite burg
Artikulli tjetërFeronikeli arrin fitore bindëse ndaj Vëllaznimit