Liverpool dhe Chelsea i ndanë pikët në deshjen kryesore të javës në Premier League.

Në një ndeshje me pak raste dhe kryesisht e përqëndruar në mesfushë, të dyja skuadrat shfrytëzuan nga mundësi për të realizuar gola, edhe pse duhet pranuar se barazimi nuk u kryen punë asnjërës skuadër pasi tashmë mund vetëm ta ëndërrojnë titullin e kampionit, shkruan Korneri.net.

Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën Muhamed Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi, por nuk iu gëzua golit ndaj ish skuadrës së tij të dikurshme, kurse rezultatin e barazoi me shumë gjasë lojtari që është në dyert e largimit, Willian.

Chelsea është i treti me 26 pikë, ndërsa Liverpool i pesti me 23. /Korneri.net

Artikulli paraprakKjo është La Liga, Reali e mposhti skuadrën e parafundit mezi
Artikulli tjetërBundesliga po merr pamje interesante dhe të paqartë pas rezultatit të fundit