Mbyllet pa fitues ndeshja më e rëndësishme e javës së 18-të të Premier Leagues mes Arsenalit kryesues dhe Liverpoolit të vendit të dytë.  Takimi i zhvilluar në Anfield dhuroi emocione të shumta dhe spektakël, por jo një fitues: rezultati final ishte 1-1.

Kuptohet, më të zhgënjyer nga ky përfundim Liverpooli, që nuk mundi ta shfrytëzonte faktorin fushë për t’ia marrë vendin e parë Arsenalit.

“I fituar”, në distancë, Manchester City, ka zhvilluar një ndeshje më pak e mund të rikuperojë tashmë dy pikë ndaj të dy rivalëve.

Takimin e zhbllokoi Gabriel, pas një goditjeje të lirë të ezkeutuar nga Odegaard, ndërsa për Livepoolin barazoi Salah. Kujtojmë që Alexander-Arnold goditi traversën.

Artikulli paraprakInter nuk e lëshon pozitën e parë, Verona fiton ndeshje të rëndësishme
Artikulli tjetërRoma mposhti Napolin, përjashtohen Politano dhe Osimhen