Fundjavën që lamë pas, në Itali, përveç spektaklit dhe golave në serinë A, tërhoqi vëmendje një parrullë e vendosur në stadiumin ku luhej ndeshja Palermo – Cagliari.

Pak më shumë se një javë nga ndeshja Itali-Shqipëri, zhvilluar në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, tifozeria shqiptare mesa duket është rikthyer në këtë stadium me një banderolë gjigande ku i kërkon falje Italisë për episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë zhvillimit të asaj ndeshje.

Me ngjyrat e flamurit italian në parullë shkruhej: “Itali, Palermo ndjesë. Për Shqipërinë ishte një festë, për rrugaçët jo!”.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Ja skuadra e re e Yaya Toure
Artikulli tjetërTë gjithë kundër tij, por ai akoma reziston…[FOTO]