I sapo konfirmuari në stolin e Borussia Dortmund, trajneri holandez Peter Bozs, duket se do të ketë edhe përforcimin e parë për stinorin e ri. Për befasi të të gjithëve transferimi i parë do të jetë hiq më pak se Mario Balotelli, shkruan Korneri.net.

Menaxheri i njohur Mino Raiola pothuajse ka kryer punë me gjigantin gjerman, kurse SuperMario është vetëm një hap larg të vesh fanellën e verdhë të klubit nga Signal Iduna Park. Për shumë njohës futbolli, Balotelli pritet të jetë zëvendësuesi i Pierre-Emerick Aubameyang i cili pritet të largohet nga Dortmundi brenda dy javëve të ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakBunjaki flet pas seancës së parë stërvitore
Artikulli tjetërZyrtare: Pioli trajner i Fiorentinës