Gjatë një transmetimi live me fansat e tij në “Instagram”, sulmuesi italian Mario Balotelli ka shpjeguar për herë të parë arsyen se përse u largua nga Milani. Sulmuesi nuk luajti dje për skuadrën e tij Nisë, pasi ishte i skualifikuar dhe ka për të parë derbin mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 në shtesë.

Balotelli ka luajtur me të dyja skuadrat, por në fund deklaroi se kishte bërë tifo për kuqezinjtë. “Unë bëj tifo për Milanin dhe simpatizoj Manchester City, askush nuk ka pse të inatoset nga kjo zgjedhje”, tha Mario Balotelli, shkruan “Telesport”.

Adriano Galliani dhe Mario BalotelliMë tej, sulmuesi italian shpjegoi arsyen se përse divorcoi me Milanin, duke akuzuar ish-presidentin Silvio Berlusconi. “Galliani dëshironte që të qëndroja te Milani, por Berlusconi jo. Nuk dua të komentoj më shumë. Për sa i përket Interit, dua t’u theme tifozëve që duhet të falënderojnë Icardin, që i mban gjallë, një lojtar i ri, bën gola dhe është i aftë”, tha sulmuesi, që shpreson të rikthehet në Itali, duke zgjedhur edhe skuadrën. “Do të më pëlqente të luaja te Napoli, është një skuadër simpatike që më pëlqen shumë”, tha Balotelli.

Artikulli paraprakEnrique me mendje te Juventusi, ja çfarë thotë pas fitores
Artikulli tjetërPogba: Është koha për hakmarrje….