Mario Balotelli të mërkurën u bë sulmuesi më i ri i skuadrës francize Nice. Ish reprezentuesi italian para dy viteve ishte transferuar për 19 milionë euro nga Milan, ndërsa tash klubi francez e mori pas një cent. Sigurisht, ka një arsye përse dikur shpresa e futbollit italian dhe atij evropian ka rënë përtokë. Nuk ka sportistë në botë që mund të shtuhet me temperamentin e tij të çuditshëm dhe mosdiciplinës që ka.

Nice e mori lojtarin që sipas të famshmes L’Equipe do të paguhet nga 4.4 milionë euro në vit, që sipas mediave kroate dhe italiane paguhet më shumë se Mario Mandzukic. Duket e palogjikshme, por kjo po ndodh në realitet. Për shembull sulmuesi kroat ka pagë vjetore te Juventusi 4 milionë euro dhe në dy stinorët e fundit ka shënuar në total 34 gola, ndërsa Balotelli për të njëjtën periudhë vetëm 7.

Artikulli paraprakBeckenbauer hetohet për korrupsion
Artikulli tjetërUS Open: Nadal i fortë, kaloi në rrethin e dytë