Sulmuesi italian, Mario Balotelli nuk po kalon një moment të lehtë. I braktisur nga Liverpool dhe Klopp, “Super Mario” kërkon një ekip të ri për të marrë revanshin. Edhe jkashtë fushës gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë: është shumë e vështirë për futbollistin të gjejë një të dashur. Pas historisë së gjatë me Raffaella Fico, nga marrëdhënia me të cilën ka lindur Pia, dhe pas lidhjes me ulje-ngritje me Neguesha, ish-milanisti nuk ka asnjë të re për sa i takon jetës së tij personale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai për fansat e tij gjatë një takimi të rastësishëm që është zhvilluar pak ditë më parë në “Sesto Senso”, diskotekë e famshme në Lonate, në krahinën e Varezes: “Për mua është shumë e vështirë të gjej një të dashur në këtë jetë”, mësohet t’i ketë thënë futbollisti fansave. Ish e dashura e tij, Fanny, pak ditë më parë ka pranuar se sa e vështirë ishte të bashkëjetohej me “fenomenin Balotelli” gjatë lidhje se tyre.