Kur më së shumti pritej që Ballkani të fitoj, pikërisht atëherë dështoi.
Kampioni i Kosovës, humbi ndeshjn e parë ndëkombëtare në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndaj kazakëve të Astanas me rezultat 1-2, dhe me këtë humbje i zbeh në maksimum gjasat që të kaloi fazën e grupeve në Conference League, shkruan Korneri.net
E gjitha ndodhi në pjesën e parë e cila nisi shumë keq për Ballkanin, kur armeni Kamo Hovhannisyan kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë. as 50 sekonda më vonë, barazohet rezultatin. Harkimin e bukur nga e majta të Kryeziut e ktheu në gol pas gjuajtjes me kokë mesfushori Edvin Kuc.

Megjithatë, Astana realizoi sërish përmes Abzal Beysebekov, që doli të jetë rezultati final.
Tërë pjesën e dytë Ballkani sulmoi, pati dy tri raste shumë të mira që së paku të barazonte, por nuk ia dolën këtë herë lojtarët e Ilir Dajës të reagojnë dhe të gëzojnë tifozët e vet, andaj pas kësaj humbje, therandasit ia vështirësojnë shumë punën vetës, sepse mbetën me vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve në grupin C. /Korneri.net