Një pikë për Ballkanin në udhëtimin e gjatë dhe të vështirë ndaj Astanas.
Humbja nga ky kundërshtar në Prishtinë prej 1-2 ishte e dhimbshme, por njëkohësisht edhe befasuese, sepse duhet të jemi real, Ballkani është skuadër më e mirë se Astana, e këtë e dëshmoi në ndeshjen e sontshme, ku djelmoshat e Ilir Dajës patën më shumë nga loja, por pa ia dal të shënonin, shkruan Korneri.net
Rastet më të mira për Ballkanin i pati Nazmi Gripshi, e sidomos tetë minuta para fundit, kur doli përballë portierit Condric, i cili me mund të madh arriti ta evitoi golin e sigurtë me dorën e djathtë.

Me këtë pikë Ballkani shkoi në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Astana, kurse tashmë Dinamo Zagreb mbetet i fundit me tri pikë, dhe i shkon liderit Plzen që ka 9 pikë. /Korneri.net