Lojtarët e Ballkanit po festojnë me tifozët e tyre pas ndeshjes ndaj Llapit.

Ballkani ka kaluar në vendin e parë në tabelë, ndërsa ka bërë festë të madhe pas ndeshjes, ndonëse kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Ballkani ka fituar 1:0 ndaj Llapit dhe pas barazimit të Dritës me Gjilanin është pranë titullit të kampionit.

Dy xhiro para fundit, kampioni në fuqi udhëheq në tabelë me 69 pikë. Drita është e dyta me 67 pikë.

Llapi ka mbetur i gjashti me 42 pikë. Ndeshjen në Suharekë e ka vendosur goli i Albion Rrahmanit në minutën e 29-të. Ai shënoi me goditje me kokë.

Artikulli paraprakDrita barazoi me Gjilanin, tituli më larg
Artikulli tjetërPrishtina nuk fitoi as te Malisheva