Tri skuadra pretendente për titull luajnë gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 23-tëm në Ipko Superligë.

Ballkani do ta kthej sërish pozitën e parë në rast se mposht Drenicën e lënduar mjaftë shumë vetëm katër ditë më parë nga Prishtina në kuadër të Digitalb Kupës duke u mposhtur 3-0, shkruan Korneri.net

Ballkani i kompletuar pret pikët e para të plota në vazhdimin e kampionatit që u ndal gati tre muaj më parë nga koronavirusi, kështu që trajneri Ismet munishi nuk ka asnjë telashe me formacionin më të mirë të mundshëm. N fakt, edhe Drenica nuk ka mungesa, por sa ka arritur Gani Sejdiu ta bëjë gati skuadrën për duelin në Therandë, mbetet për tu parë.

Gjilani e pret në shtëpi Trepçën ’89, njërën prej skuadrave të rrezikuara, por me mitrovicasit që sigurisht se do t’i bëjnë ballë vendasve të cilët janë favoritë të mëdhenjë për të marr pikët e plota. Gjilani bazohet shumë me lojtarë jashtë Kosovës, dhe pati problem të mëdha gjatë muajit të kaluar, pasi shumica e futbollistëve ishin të karantinuar së bashku me trajnerin, ndërsa disa të tjerë nuk ishin fare në Kosovë, pikërisht në kohën kur klubet tjera veç kishin nisur përgatitjet, dhe kjo mund të jetë problem i madh për ta, apo një plus për Trepçën ’89.

Të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 16.00. ndërsa nga ora 18.00 zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiro në kryeqytet, ku Prishtina luan me Ferizajn. Edhe pse Prishtina në çdo mënyrë ka qenë dhe është favorite për fitore, mysafirët do të udhëojnë me gjashtë mungesa të mëdha, andaj gjasat e tyre të marrin pikë janë shumë të vogla.

Skuadra e Armend Dallkut u tregua e fortë dhe mjaftë cinike ndaj Drenicës pak ditë më parë në kuadër të Digitalb Kupës, dhe krejt çfarë tani dëshiron trajneri është vetëm kontinuiteti. / Korneri.net  

Artikulli paraprakBonucci tregon çfarë ndodhi tek Milan dhe diferencon trajnerët: “Allegri një mjeshtër”
Artikulli tjetërChampions League, zbulohet plani i UEFA-s!