Një fitore e rëndësishme e Ballkanit që e kthen në pozitën e parë.

Skuadra e Bledi Shkëmbit mposhti Feronikelin me rezultat 1-0, por vendasit ishin larg më të mirë dhe shumë më herët ndoshta e merituan të kalonin në epërsi ndaj Feronikelit që tentoi të bënte më shumë, por pa ia dal të realizoj gol, shkruan Korneri.net

Pas disa rasteve të mira që patën vendasit, në fund shënoi super sulmuesi Mirlind Daku, që tetë minuta para fundit i dhe Ballkanit fitoren e madhe dhe sërish pozitën e parë në tabelë, edhe pse me pikë të njëjta me Dritën nga 44.

Në ndeshjen e ardhshme Ballkani luan me Gjilanin në udhëtim, kurse  Feronikeli e luan derbin rajonal me Drenicën. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here