Ballkani hedh grepin nga do dhe tek kush do. Skuadra e rikthyer në Vala Superligë, synon t’ia marrë edhe lojtarët më të mirë Prishtinës.
Gazeta Olle mëson në burime të saja pranë klubit nga Suhareka se Ballkani po e kërkon mesfushorin Drasko Bozhoviq.
Malazezi ishte njëri prej më të mirëve në edicionin e kaluar tek bardhekaltërit, duke shkëlqyer me gola e asiste.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim nëse parat e Ballkanit do ta bindin ‘Bozhën’.