Në shumë vende të Europës futbolli ka rinisur e në shumë të tjera pritet së shpejti, ndërsa ka edhe vende që kanë dhënë verdikte në tavolinë, duke mos lejuar të rifillojë, të paktën deri në shtator.
Në Ballkan është një situatë e pakuptueshme. Shumica kanë rinisur, madje ka edhe shtete me tifozë, ndërsa dy kampionate janë mbyllur në tavolinë. Maqedonia e Veriut dhe Bosnja mbyllën gjithcka. Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Kosova, Rumania dhe Greqia kanë rinisur pa tifozë.

Por nëse në Serbi dhe Kroaci impakti i tifozëve është mjaft i ndjeshëm edhe në financa, në vendin tonë, ndikon shumë pak, prandaj më mirë është të mbyllet pa tifozë ky sezon.