Skuadra e Ballkanit edhe këtë vit ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare.

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani edhe këtë edicion do të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit nga BATE Borisovi, Ballkani siguroi grupet falë fitores së thellë në Prishtinë javën e shkuar. Të enjten mbrëma, në “Varosi Stadion” me Mezokovesd të Hungarisë, Ballkani pësoi humbje me rezultatin minimal 1:0.

Megjithatë, ekipi kosovar avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:2 pas fitores në duelin e parë me shifrat 4:1.

/Koha.net

Artikulli paraprakshorti Champions League: kush del nga Grupi F, ai i vdekjes shpëton
Artikulli tjetërInter transferoi mesfushorin e Ajax-it