Ballkani ka shënuar fitoren e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa Fushë Kosova e pësoi disfatën e tretë të njëpasnjëshme.

Ballkani mori pikët e plota të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë, por me shumë vështirësi e mposhti Fushë Kosovën me rezultatin 2:1. Ka fituar me gol në minutat e fundit të ndeshjes. Osman Mëziu befasoi kampionin në fuqi me supergol në minutën e katërt.

Por në fundin e pjesës së parë, Walid Hamidi realizoi nga afërsia për rezultatin 1:1. Ballkani dominoi në pjesën e dytë, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 87-të. Realizator i golit për 2:1 dhe i pikëve të plota ishte mesfushori Qëndrim Zyba. Me këtë fitore, Ballkani vazhdon shkëputjen në tabelë me 35 pikë në 13 ndeshje të luajtura. Fushë Kosova mbetet në pozitën e nëntë me 10 pikë pas 15 ndeshjeve. Në xhiron e ardhshme të Superligës, Ballkani luan në udhëtim te Llapi, ndërsa Fushë Kosova luan në udhëtim te Prishtina.

Artikulli paraprakDukagjini sërish ndali Prishtinën
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Man.City-Tottenham